KIRURGJIA E FYTYRËS QENDRORE

Çfarë është kirurgjia pjesës qendrore të fytyrës?

Me plakjen ne fillojmë të humbasim edhe plotësinë rinore të faqeve; lëkura dhe yndyra nën lëkurë fillojnë të varen poshtë. Kirurgjia e fytyrës qendroretrajton pjesën qendrore të fytyrës, midis syve dhe buzës së sipërme. Ajo kryhet kur nevojitet një përmirësim më deliakt por gjithashtu shumë i rëndësishëm. Kushdo që konsideron të kryejë një ndërhyrje të tillë duhet të jetë i sigurt se pritjet e tyre mund të realizohen dhe se një lifting i plotë nuk është i nevojshëm për të realizuar pamjen e dëshiruar.

Kush është një kandidat i përshtatshëm për këtë operacion?

Nëse keni gropëza të thella nën sytë apo qeska të mbushura, linja të thella kur buzëqeshnisi dhe keni lëkurë të varur dhe yndyrë në faqe atëherëliftingu mund të jetë zgjedhja e duhur për fytyrën tuaj.

Cili është dallimi në mes të një ngritjeje(liftingu) të fytyrës dhe një liftingu të pjesës qendrore të fytyrës? Liftingu tradicional përqendrohet në fytyrë dhe qafën e poshtme, duke përmirësuar gjithashtu konturat e nofullës dhe buzën e sipërme. Të dyja procedurat trajtojnë fusha të ndryshme, por shpesh kryhen së bashku për të siguruar rinovimin total të fytyrës.

Sa kohë zgjat një lifting i pjesës qendrore të fytyrës?

Rezultatet janë afatgjata megjithatë plakja nuk mund të parandalohet ndërsa graviteti, lloji i lëkurës, gjenetika dhe stili i jetës do të thotë se lëshimi dhe rënia e lëkurësdo të ndodhë në të ardhmen.

Si kryhet liftingu i pjesës qendrore të fytyrës?

Nëpërmjet prerjeve të bëra në vijën e flokëve, brenda gojës ose më rrallë në lëkurën e qepallës së poshtme, të gjitha indet e buta të faqes ndarhen nga mollëzat, ngrihen, rikonfigurohen dhe më pas ankorohen në kockë.

Kohëzgjatja e operimit – 1 orë (qetësimi dhe anestezia lokale ose e përgjithshme)

Qëndrimi në spital – 1 natë.

Çfarë të presim menjëherë pas operacionit?

Mund të keninxirrje dhe ënjtje minimale, por që të dyja janë normale dhe të përkohshme dhe zakonisht zhduken shumë shpejt. Mund të përjetoni mpirje, ngushtësi dhe parehati, por fytyra shërohet shpejt në përgjithësi. Një ide e rezultateve do të jetë e dukshme menjëherë megjithatë ju duhet të prisni për 6 muaj për të vlerësuar pamjen përfundimtare.

Si mund t’i fsheh shenjat e operacionit?

Kamuflimi me grim një javë pas operacionit mund të ndihmojë në fshehjen e ndonjë shenje të lënë pas kësaj kohe.

Sa kohë do të kalojë para se të mund të kthehem në jetën time normale?

Nxirjet dhe ënjtjet ndryshojnë nga personi në person, megjithatë që të dyja edhpse minimalisht,janë të pritshme pas kësaj procedure. Rekomandohet 7 netë qëndrim pas operacionit. Shumica mund të kthehen në punë brenda 10-14 ditësh megjithatë rezultatet përfundimtare do të zgjasin më shumë për t’u parë për shkak të ënjtjes.

A mund të kryhet ndërhyrja pa lënë shenja?

Shenjat janë pjesë e procesit të shërimit megjithatë në varësi të vendndodhjes së prerjes plagët nga një lifting i pjesës qendrore të fytyrës mund të jenë të padukshme nëse bëhen në gojë ose qepallën e ulët ndërsa shumë pak mund të vërehen nëse janë në vijën e flokëve.

Në shumë raste liftingu i pjesës qendrore të fytyrës kryhet në bashkëpunim me kirurgji të tjera të fytyrës për simetri më të mirë të fytyrës ose me procedurat e formimit të trupit. Një lifting qendror i fytyrës shpesh u ofron atyre që janë më të rinj ose ata që kanë lëkurë të varur në mes të fytyrës një procedurë alternative në ngritjen e plotë të fytyrës me më pak plagë dhe me kohë më të shkurtër shërimi.

ADRESA

Head Office

Abdi İpekçi Cad. No: 61/6 Reasürans Han 2
Teşvikiye, Nişantaşı 34367 - İstanbul, TÜRKİYE

Branch Office

1732, No:4 Lamela B/1 Centre Skopje, Macedonia

PHONE/ E-MAIL

P (TR) :
0212 248 08 08

P (MK) :
+38923210321

Mobile :
0 (532) 452 57 24

WhatsApp:
+38970307529

Viber:
+38970307529

E-Mail :