KIRURGJIA E ZMADHIMIT TË GJOKSIT

Çfarë është kirurgjia e zmadhimit të gjoksit?

Zmadhimi i gjoksit duke përdorur ‘implantet’ rrit sasinë e gjirit, zëvendëson volumin dhe ndryshon pozicionin e gjinjve për gratë që i kanë humbur këto pas shtatzënisë, ushqyerjes me gji, plakjes apo humbjes së peshës dhe mendojnë se pjesa sipërme e trupit të tyre nuk është në proporcion me pjesën e poshtme.

Kush është një kandidat i përshtatshëm për kirurgji të zmadhimit të gjoksit?

Ata të cilët janë të pakënaqur me madhësinë e gjirit dhe dëshirojnë ta rrisin atë duke rezultuar edhe në një rritje të vetëvlerësimit dhe vetëbesimit.

Sa kohë zgjat një zmadhim i gjoksit?

Ne përdorim implantet amerikane të certifikuara nga FDA (Mentor), të cilat përfshijnë shenja kohezive. Ju nuk keni nevojë t’i ndryshoni ato.

Si kryhet procedura e shtimit të gjirit?

Një prerje bëhet zakonisht në rrudhën nën gji, duke e tërhequr indin e gjirit dhe duke krijuar një xhep në zonën e gjirit për implantin që mund të vendoset ose nën muskulin e gjoksit ose direkt nën indin e gjirit. (Një vendim që bëhet së bashku me kirurgun për rezultate më të mira). Kohëzgjatja e operimit; 1 orë (nën anestezi të përgjithshme). Qëndroni në spital – 1 natë.

Çfarë duhet të presim menjëherë pas operacionit?

Fillimisht gjinjtë tuaj mund të jenë të ngjitura lart në gjoksin tuaj ose ju do të keni sytjena kirurgjikale mbështetëse, për t’ju ofruar mbrojtje në javët e ardhshme. Mund të përjetohetsiklet dhe dhimbje sidomos nga zmadhimi nënmuskulor. Gjinjtë do të ndjehen të ngushtuar, të fortë dhe të fryrë, megjithatë, me zvogëlimin e ënjtjeve gjinjtë do të bien në një formë dhe pozitë më normale.

Sa kohë do të kalojë para se të mund të kthehem në jetën time normale?

Disa njerëz mund të largohen nga spitali në ditën e njëjtë të ndërhyrjes, ndonëse rekomandohet një qëndrim një natë. Ju mund të ktheheni në punë brenda një jave nëse nuk përfshini këtu aktivitetin fizik, që duhet të kufizohet deri në 3 javë pas operacionit dhe ushtrimi të rëndë jo më parë se 3 muaj.

A mund të bëhet operacioni i zmadhimit të gjoksit pa shenja?

Zmadhimi i gjoksit apo shtimi i gjinjve përfshin një prerje dhe kjo gjë lë shenjë, megjithatë duke përdorur rrudhat nën gji ato lënë shenja minimale të cilat më pas fshihen nën gjoksin e ri. Këto plagë janë të dukshme fillimisht, por pas 6 muajsh ato do të përmirësohen ndjeshëm.

Në çfarë moshe mund ta kryej këtë ndërhyrje?

Në përgjithësi duhet të lihet deri sa një vajzë të ketë përfunduar procesin e rritjes (miratimi i FDA për implante silikoni për zmadhimin e gjoksitështë për gratë e moshës 22 vjeç e lart).

A mund të duken implantet e gjirit normale?

Po! Me implantet e sotme të formës natyrale, teknikat dhe mundësia e zgjedhjesnë llojin e madhësisë së implanteve, rezultatet përfundimtare mund të duken krejtësisht normale.

Zmadhimi i gjoksit është një nga mënyrat për të rritur gjinjtë tuaj, është një nga procedurat më popullore të kryera në mbarë botën dhe mund të ketë një efekt të madh pozitiv në gjendjen tuaj morale dhe vetëbesimin.

ADRESA

Head Office

Abdi İpekçi Cad. No: 61/6 Reasürans Han 2
Teşvikiye, Nişantaşı 34367 - İstanbul, TÜRKİYE

Branch Office

1732, No:4 Lamela B/1 Centre Skopje, Macedonia

PHONE/ E-MAIL

P (TR) :
0212 248 08 08

P (MK) :
+38923210321

Mobile :
0 (532) 452 57 24

WhatsApp:
+38970307529

Viber:
+38970307529

E-Mail :