MINI RIMODELIM I BARKUT

Çfarë është një mini rimodelim i barkut?

Shpesh pas lindjes ose ndryshimeve në peshë vjen deri te shfaqja e lëkurës të tepërt dhe të varur në zonën e barkut të poshtëm. Ushtrimi dhe dieta mund të mos kenë efekt në shtrëngimin e kësaj lëkure të lirshme dhe të tepërt.

Përderisa një rimodelim i plotë i barkut largon sasi më të mëdha të lëkurës dhe yndyrës duke shtrënguar shtresën e thellë të muskujve të stomakut, mini rimodelimi i barkut kryhet në zonën e ulët të stomakut vetëm duke hequr lëkurën dhe yndyrën e tepërt që ju rëndohet mbi majat e xhinseve!

Kush është një kandidat i përshtatshëm për një mini rimodelim barku?

Nëse lëshimii lëkurës, rënia dhe dobësimi i muskujve janë të kufizuara në zonën poshtë kërthizës së barkut ju mund të jeni i përshtatshëm për këtë procedurë.

Sa kohë zgjat një mini rimodelim i barkut?

Rezultatet e një mini rimodelimi të barkut mund të shihen menjëherë dhe rezultatet janë të afatgjatadhe të qëndrueshme duke u mbështetur nga një dietë e shëndetshme dhe mënyrën e jetesës si dhe duke u kujdesur për të mos pasur lëkundje dhe ndryshime masive të peshës në të ardhmen.

Si kryhet mini rimodelimi i barkut?

Kjo procedurë është e ngjashme me atë të një abdominoplastike standarde megjithatë prerja shtrihet vetëm për të përfshirë heqjen e lëkurës dhe yndyrës së tepërt nga zona e poshtme e barkut. Shumë presin një mbresë prej vetëm 4-5 cms, por kjo nuk është e mundur, ajo duhet të jetë e gjatë në mënyrë që të përfshijë lëkurën e tepërt. (Zakonisht 14-20 cm).

Kohëzgjatja e operimit – 1 / 1,5 orë. (Nën anestezi të përgjithshme).

Qëndrimi spitalor – Shpesh qëndrimi nuk është i domosdoshëm, megjithatë ne rekomandojmë 1 natë në spital. Si kryhet një mini rimodelim i barkut?

Kjo zakonisht përfshin një prerje të bërë përgjatë barkut të poshtëm vetëm mbi zonën pubike dhe nga këtu lëkura e tepërt dhe yndyra hiqen dhe shtrëngohen.

Çfarë duhet të pres menjëherë pas një një mini rimodelimi të barkut?

Barku juaj mund të ndjejë ngushtim, lëndime dhe parehati. Këto janë normale dhe do të kalojnë brenda 2-4 ditëve. Janë të pritura edhe nxirje minimale dhe ënjtje por ju do të përdorni një veshje mbështetëse mjekësore deri në një muaj pas operacionit. Rimëkëmbja nga një mini rimodelim i barkut është shumë më e shpejtë se ajo e abdominoplastikës standarde, pasi muskujt nuk trajtohen. Liposuctioni minimal është zakonisht i nevojshëm dhe kërthiza e barkut nuk ripozicionohet.

Sa kohë do të kalojë para se të mund të kthehem në jetën time normale?

Rimëkëmbja si gjithmonë pas çdo procedure të kirurgjisë kozmetike nuk duhet të përshpejtohet dhe çdokush që i nënshtrohet kësaj procedure duhet ta dëgjojë trupin e vet, kur ai ju dhemb apo ju tregon se jeni të lodhur, pushoni!

Ushtrimi i lehtë mund të fillojë pas një muaji ndërsa një rutinë e plotë pas 3 muajsh. Megjithëse rezultatet e dukshme përfundimtare mund të shihen pas 6 muajsh. Një qëndrim 7 natë rekomandohet pas procedurës dhe shumica mund të kthehet në punë pas një jave.

A mund të kryhet një mini rimodelim i barkut pa lënë shenja?

Një rimodelim i barkut – mini apo çfarëdo qoftë, do të lërë shenja pasi ato janë rezultat i procedurave të ndërhyrjeve kirurgjike, megjithatë shenja nga mini rimodelimi i barkut është shumë më e shkurtër se ajo e një rimodelimi të plotë të barkut.Duke u bërë sa më ulët të jetë e mundur mbi zonën pubike, ajo zakonisht mund të fshihet nga të brendshmet deri sa të rikuperohet plotësisht deri në 12 muaj pas operacionit. I përshtatshëm vetëm për ata me sasi minimale të lëkurës dhe yndyrës të tepërt në zonën e poshtme të barkut, kur kombinohet me liposuction që heq yndyrën e tepërt, një mini rimodelim i barkut rikthen konturën e mirë, nja bark të rrafshët, bel të hollë dhe një pamje më të re. E kryer si një procedurë e vetme, një mini rimodelim i barkut gjithashtu kombinohet me rimodelimin e gjirit, qepallave dhe kirurgjinë e fytyrës.

ADRESA

Head Office

Abdi İpekçi Cad. No: 61/6 Reasürans Han 2
Teşvikiye, Nişantaşı 34367 - İstanbul, TÜRKİYE

Branch Office

1732, No:4 Lamela B/1 Centre Skopje, Macedonia

PHONE/ E-MAIL

P (TR) :
0212 248 08 08

P (MK) :
+38923210321

Mobile :
0 (532) 452 57 24

WhatsApp:
+38970307529

Viber:
+38970307529

E-Mail :